UBT News

A do ta sanksionojë Mbretëria e Bashkuar grupin paraushtarak Wagner?

Kryeministri britanik u pyet nga udhëheqësi liberal demokrat, Ed Davey, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ‘sanksionojëgrupin paraushtarak Wagner.

Wagner është një forcë private ruse që lufton në Ukrainë, por që ka qenë gjithashtu e përfshirë në konflikte diku tjetër si Afrikë Perëndimore, konkretisht në Siri.

Rishi Sunak thotë se Grupi Wagner në tërësinë e tij është sanksionuar dhe drejtuesit e tij gjithashtu i janë nënshtruar “veprimeve specifike”.

Ai thotë se nuk mund të komentojë për hapat e mëtejshëm – por se të gjitha përshkrimet mbahen “nën shqyrtim”./UBTNews/

Exit mobile version