UBT News

Partneritet i ri! Ford sjell makinat e përdorura të certifikuara në Amazon

Dy vjet më parë, Hyundai njoftoi se do të shiste makina të reja përmes Amazon, me listat e para që u shfaqën në faqen e tyre në dhjetor të kaluar.

Ford po ndjek të njëjtin model. Kompania njoftoi se do t’i lejojë tregtarët të shesin automjetet e çertifikuara të përdorura përmes Amazon.

Tregtarët do të ruajnë kontrollin mbi çmimet dhe shërbimet, por klientët do të mund të shfletojnë, financojnë dhe blejnë automjetet online, duke caktuar marrjen e tyre në tregtarin përkatës. Blerësit do kenë mundësi të shikojnë makinat e disponueshme nga tregtarët pjesëmarrës të Ford brenda një rrezeje prej 75 miljesh. Listat përfshijnë çmimet, historikun e automjetit, specifikimet e plota dhe raportet e gjendjes.

Çdo automjet i CPO i nënshtrohet një inspektimi dhe mund të marrë një nga tre certifikimet: Gold, EV ose Blue.

Gold: Makina gjashtë vjeç ose më e re me më pak se 80,000 milje. Inspektim prej 172 pikash dhe garanci e kufizuar Ford Blue Advantage 12 muaj/12,000 milje.

EV: Inspektim prej 127 pikash, me kushtet e moshës/kilometrazhit të ngjashme me certifikatën Gold dhe garanci të përputhshme.

Blue: Përfshin automjete Ford e marka tjera deri 10 vjeç me më pak se 150,000 milje. Inspektim prej 139 pikash dhe garanci e kufizuar 90 ditë/4,000 milje për motorin, transmisionin, baterinë dhe sistemin elektrik.

Të gjitha automjetet përfshijnë ndihmë rrugore dhe një garanci 14-ditore/1,000 miljesh për kthim parash.

Tregtarët e Ford në Los Angeles, Seattle dhe Dallas janë të parët që ofrojnë CPO në Amazon, me tregje të tjera që do t’i ndjekin së shpejti.

Ata gjithashtu mund të ofrojnë opsione shtesë, si planet e zgjatura të shërbimit.

Një kontroll i shpejtë i inventarit brenda një rrezeje 75 miljesh nga Los Angeles tregon një gamë të gjerë automjetesh, përfshirë Jeep Cherokee 2018, Chevrolet Suburban 2023, Hyundai Elantra 2025 e modele Ford si Mustang Bullitt 2019 për pak më pak se 40,000 dollarë.

Shikoni inventarin këtu, duke ndryshuar vendndodhjen sipas nevojës. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version