UBT News

976 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 976 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 63 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 97 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 90 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 130 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 174 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë

Spitali i Ferizajt, 74 pacientë

Exit mobile version