Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 49 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.
Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 938 nga 71 mijë e 865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 92 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 143, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 157./UBTNews