UBT News

91 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 91 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë në respirator (CPAP), 63 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 14 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Katër pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version