Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë edhe përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave antiCOVID.
Sipas njoftimit të PK-së, bëhet e ditur se vetëm në tri ditët e para të këtij muaji janë shqiptuar mbi 908 gjoba.
Policia e Kosovës sërish ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat antiCOVID./UBTNews