UBT News

90-vjeçarja nga Irlanda Veriore, personi i parë që mori vaksinën e Pfizer

90-vjeçarja, Margaret Keenan nga Irlanda Veriore, është personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer/BioNTech, kundër COVID-19. Margaret Keenan, pasi mori vaksinën tha se ndjehet e privilegjuar që e mori atë.

Ajo ka jetuar në Coventry për 60 vjet dhe ka punuar në një dyqan argjendarish lokale deri në moshën 86-vjeçare.

Ajo u shpreh se mezi po pret të kalojë kohë me shokët dhe familjen e saj./UBTNews

Exit mobile version