90-vjeçarja, Margaret Keenan nga Irlanda Veriore, është personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer/BioNTech, kundër COVID-19. Margaret Keenan, pasi mori vaksinën tha se ndjehet e privilegjuar që e mori atë.
Ajo ka jetuar në Coventry për 60 vjet dhe ka punuar në një dyqan argjendarish lokale deri në moshën 86-vjeçare.
Ajo u shpreh se mezi po pret të kalojë kohë me shokët dhe familjen e saj./UBTNews