UBT News

9-vjeçari rrezikoi jetën për një video në TikTok

Një 9-vjeçar gati vdiq për shkak se përpiu disa magnete për ta realizuar një sfidë të TikTok-ut. Kështu deklaroi e ëma e tij.

Jack McGeoch u dërgua në spital për shkak të disa dhimbjeve të barkut dhe të vjellave në shtëpinë e tij në Borestone, Stirling, të martën.

E ëma e tij, Carolann tha se pasi iu bë një skanim me ultratinguj u kuptua se atë po e mundonte diçka, e 9-vjeçari tregoi se gëlltiti magnetet. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent.

E ëma e tij tha se djali i saj mund të vdiste për shkak të efektit të magneteve që mund t’i ngjiteshin në zorrë.

Nuk dihet se cila ishte sfida, por aktualisht ka një numër videosh në aplikacionin e videove të shkurtra që shfaqin adoleshentët duke praktikuar këso sfida, për të krijuar iluzionin e shpimit të gjuhës dhe buzëve./UBTNews

Exit mobile version