UBT News

9 arsye pse boronica duhet të jetë çdo ditë pjesë e dietës tuaj

Boronicat rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë efekt të pabesueshëm në organizmin e njeriut.

Vlerat e tyre ushqyese mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve:

1.Ngadalësojnë plakjen e trurit

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

2.Mbrojnë zemrën

Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht tek femra.

3.Boronicat për imunitet më të fortë

Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar  duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

4.Rregullojnë sheqerin në gjak

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

5.Funksionojnë kundër rrudhave

Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

6.Forcojnë kockat

Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.

7.Përmirësojnë shikimin gjatë natës

Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

8.Boronica kundër kapsllëkut

Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

9.Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar

Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve./neps

Exit mobile version