UBT News

89 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 89 pacientë me COVID-19, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një konferencë për media nga personeli shëndetësor i këtij spitali u bë e ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë dje 50 vizita në shtëpi të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në emër të Komitetit, ata kanë apeluar tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat si e vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë marrë 15 mijë e 282 mostra, prej të cilave rezultuan 4 mijë e 221 raste pozitive, 3 mijë e 775 persona janë shëruar, 115 kanë vdekur, raste aktive janë 331, të hospitalizuar me COVID janë 89 persona dhe 244 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version