Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 63 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.
IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 15 mijë e 333 nga 64 mijë e 230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 87 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 987, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 730./UBTNews