Një 85-vjeçare izraelite e liruar nga grupi militant palestinez Hamas tha të martën se ajo “kaloi nëpër ferr” gjatë rrëmbimit të saj, por u trajtua mirë gjatë më shumë se dy javëve në Gaza.
Yocheved Lifshitz ishte një banor e Nir Oz, një nga komunitetet izraelite pranë Rripit të Gazës, të cilin militantët e Hamasit e sulmuan më 7 tetor.
“Kam kaluar nëpër ferr, nuk e mendoja dhe nuk e dija se do të arrija në këtë situatë. Ata u inatosën me ne, më rrëmbyen, më shtrinë mbi një motoçikletë … dhe u larguan me mua”, tha ajo një ditë pas lirimit të saj.
“[Ata] më rrahën rrugës, nuk më thyen brinjët por më lënduan”, tha Lifshitz.
“Ata na trajtuan mirë”, u tha ajo gazetarëve në një spital në Tel Aviv, duke shpjeguar se një mjek e vizitonte atë dhe pengjet e tjera çdo dy-tre ditë dhe siguronte ilaçe.
Burri i saj, gjithashtu në të 80-at, është në mesin e më shumë se 200 pengjeve që ende mbahen në Gaza.
“Ata na trajtuan me butësi dhe siguruan të gjitha nevojat tona”, tha ajo, kur u pyet përse i’a shtrëngoi dorën një militanti në momentin që u lirua.
Lifshitz i përshkroi ata si njerëz “shumë miqësorë” dhe “shumë të sjellshëm”.
“Ata dukeshin [se kishin qenë] gati për këtë, u përgatitën për një kohë të gjatë, kishin gjithçka që u nevojiteshin burrave dhe grave, përfshirë shampon”, u tha ajo gazetarëve.
“Ne hëngrëm të njëjtin ushqim që ata hanin – pita me krem djathi, djathë të shkrirë, tranguj”, tha Lifshitz./UBTNews/