Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 83 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se 50 pacientë janë në oksigjenoterapi, dy pacientë në CPAP, kurse 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Dy pacientë që ishin të infektuar me COVID-19 e që po trajtoheshin në këtë spital, janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews