Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 829 pacientë me COVID-19. 41 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore e 656 janë në oksigjeno-terapi.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 295 pacientë me COVID-19, prej tyre 19 janë në gjendje të rëndë, kurse 297 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
Sipas klinikave, 114 pacientë janë të shtrirë në Infektivë, 66 pacientë në Klinikën Infektive II (Mjekësia Sportive), 51 pacientë në Klinikën Infektive III (Interno), në Klinikën e Pulmologjisë 81 pacientë, në Gjinekologji tre pacientë, në Mjekimin Intensiv – COVID janë të shtrirë 21 pacientë, si dhe në Pediatri 12 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë, prej tyre 389 janë pozitiv me COVID-19, 22 janë në gjendje të rëndë, e 359 në oksigjeno-terapi./UBTNews