Një 82-vjeçare, e cila ka kaluar afro gjashtë dekada duke u përpjekur të shkojë në hapësirë, do t’i bashkohet Jeff Bezosit në udhëtimin e parë të “Blue Origin”, që do të realizohet nga kompania e tij gjatë këtij muaji.
Wally Funk, e cila u trajnua gjatë vitit 1960, do të jetë personi më i vjetër ndonjëherë që do të udhëtojë në hapësirë.
Bezos e ftoi atë si “mysafire nderi” dhe ndau një video në Instagram duke ia treguar lajmin.
Udhëtimi është 60 vjet i vonuar për Funk, e cila u trajnua për të qenë astronaute në vitin 1961 si pjesë e projektit Mercury 13 – me një grup prej 13 grave amerikane që iu nënshtruan të njëjtit trajnim si burrat e Mercury 7 të NASA-s, por nuk u zgjodhën kurrë për një mision për shkak të gjinisë së tyre.
Funk gjithashtu ka qenë inspektorja e parë femër dhe hetuesja e parë e sigurisë ajrore. Në fushën e aeronautikës, Funk është eksperte me shumë përvojë. Ajo ka rreth 19 mijë orë fluturime dhe thotë se do të fluturojë deri sa të vdesë.
Raketa rreth 18 metra e gjatë, e emërtuar “New Shepard”, do të fluturojë për 11 minuta më 15 korrik. Pritet që të shkojë deri në 96 kilometra sipër tokës./UBTNews