UBT News

800 mijë viktima në 30 vjet nga ndryshimet klimatike dhe miliarda dollarë dëme

Gati 800,000 njerëz kanë vdekur në mbarë botën në 30 vitet e fundit për shkak të më shumë se 9,400 ngjarjeve ekstreme të motit që kanë shkaktuar dëme ekonomike që arrijnë në 4.2 trilion dollarë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditura se Dominika, Kina dhe Hondurasi ishin vendet më të prekura nga përmbytjet, stuhitë dhe valët e të nxehtit nga viti 1993 deri në 2022. Në 10 vendet e para të Indeksit të Rrezikut Klimatik 2025 të Germanwatch, bëjnë pjesë edhe Italia, Greqia dhe Spanja. Në vitin 2022, këto vende renditen edhe më lart, kryesisht për shkak të valëve intensive të të nxehtit.

Italia është në vendin e pestë në renditjen e vendeve më të prekura në 30 vitet e fundit dhe në vendin e tretë në vitin 2022. Italia rezulton me humbje ekonomike prej rreth 60 miliardë dollarësh dhe më shumë se 38 mijë viktima ishte vendi më i prekur në Evropë.

Raporti citon përmbytjet ekstreme në Ahrtal të Gjermanisë (2021) dhe në Valencia, Spanjë, (2024) si shembuj të autoriteteve evropiane që janë shumë vonë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  me pasoja katastrofike. Në të dyja rastet, më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerëve iu përmbys jeta.

Rezultatet tregojnë se të gjitha vendet në mbarë botën janë të prekura.

Nuk bën dallim midis Veriut dhe Jugut. Mesazhi kryesor atje është se Veriu nuk është ende gati me menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive dhe me përshtatjen“, tha ha Lina Adil, këshilltare për politika në Germanëatch dhe bashkëautore e raportit.

Sipas saj kombet përballen me lloje të ndryshme rreziqesh. Nga njëra anë, ekziston ndikimi njerëzor: vdekje, lëndime, të pastrehë dhe zhvendosje dhe humbja ekonomike.

Exit mobile version