UBT News

80% e punonjësve të arsimit të vaksinuar me dozën e parë – Jasharaj: Të gatshëm për vitin e ri shkollor

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas kryetarit të Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online thotë se deri më tani rreth 80% e të punësuarve në sektorin e arsimit janë vaksinuar së paku me dozën e parë.

“Në shifrat e sakta nuk i kemi sepse ato ndryshojnë çdo ditë, por nga numri tepër i vogël që ishte në fillim prej 7 mijë e 200, është ndryshuar dukshëm dhe 80% të punësuarve të sektorit të arsimit kanë marr së paku dozën e parë të vaksinës”.

Mes tjerash ai tha se krahasuar me fillimin, procesi i vaksinimt të mësimdhënësit është duke shkuar mbarë, derisa ka shtuar se tani janë të gatshëm për vitin e ri shkollor.

“Vaksinimi i mësimdhënësve krahasuar me fillimet po shkon mbarë, dhe këtë më shumë po e thirrem nga deklaratat që i jep Ministria e Arsimit, sepse ata marrin edhe shifra të sakta nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, dhe është shtuar dukshëm numri i të vaksinuarve te personeli arsimor, personeli teknik dhe kjo na jep shpresë se sa i takon kësaj çështjeje por edhe sa i takon gatishmërisë së punëtorëve të arsimit ne jemi të gatshëm të ja fillojmë vitit të ri shkollorë”.

“Ata nuk kanë pasur hezitim të veçanta apo ndonjë ide kundër vaksinës mirëpo e kanë lënë, dhe me apelin ton dhe të MASH-it ata reaguan pozitivisht se vinte e shtohej numri i të vaksinuarve”.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit, ka ngritur shqetësimet nëse do të mund të fillojë procesi mësimor më 1 shtator, me prezencë të plotë fizike.

Exit mobile version