UBT News

80% e personelit arsimor në Kosovë kanë marrë të paktën një dozë vaksine

Hapja e shkollave u shty me dy javë në Kosovë për të ulur trendin e infektimeve. Kështu u shpreh për Euronews Albania zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.

Ajo theksoi se duhet të vijojë procesi i vaksinimit anti-COVID edhe tek personeli mjekësor, për të parandaluar përkeqësimin e situatës epidemiologjike në këtë shtet.

Sipas saj, deri më tani në Kosovë janë injektuar me të paktën një dozë  80% e personelit arsimor të nivelit parauniversitar.

Ajo shtoi se ende nuk është me detyrim çështja e vaksinimit në Kosovë.

Zv.ministrja nënvizoi se vendimi për të shtyrë shkollat me dy javë ishte një vendimi përbashkët i qeverisë dhe ka qenë totalisht në linjë me rekomandimet e kontrollit të pandemisë dhe me ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

Sa i përket studentëve, ajo tha se masat për ta do të rishikohen në javët në vijim.

Exit mobile version