Të paktën tetë persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën në një shpërthim makine pranë Fortesës historike të Kuqe në kryeqytetin indian New Delhi.
Sipas raportimit të policisë incidenti ndodhi rreth orës 6.52 pasditen e së hënës dhe se shpërthimi erdhi nga një automjet që lëvizte ngadalë dhe u ndal në një semafor të kuq.
“Tetë persona u raportuan të vrarë në një shpërthim makine pranë Fortesës së Kuqe. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” raportoi Doordarshan News shtetërore, duke iu referuar një strukture historike Mughal.
Vendasit në zonë thanë se dëgjuan një zhurmë të lartë kur ndodhi shpërthimi./S.K/CBC/
