Personat e zhvendosur brenda vendit janë evakuuar nga spitali i rrethuar Al-Amal në qytetin kryesor jugor të Gazës, Khan Younis, ku ata kishin kërkuar strehim, njoftoi Kryqi i Kuq.
“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofike. Situata thjesht po përkeqësohet çdo minutë”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Zvicër./UBTNews/