Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 26 mijë e 121 nga 111 mijë e 560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i të shëruarve ka shkuar në 16 mijë e 499, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 845.
Sot pritet të merret vendimi për masat e reja që u prezantuan dje nga kryeministri Avdullah Hoti. Meqë votimi po bëhet online, ministrat kanë kohë deri sot për t’i votuar këto masa./UBTNews