Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 71 mijë e 344 raste pozitive me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 61 mijë e 14, 1 mijë e 627 persona kanë vdekur, ndërkaq numri i rasteve aktive është 8 mijë e 703.
Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ripërsëritur thirrjen për respektim të masave. Në anën tjetër, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve, do të ketë kufizim të lëvizjes./UBTNews