Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 25 mijë e 388 nga 110 mijë e 41 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 362, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 253.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje ka njoftuar se Qeveria e Kosovës sot do t’i prezantojë masat e reja anti-COVID.
Është propozuar që komunat të ndahen në tri grupe varësisht numrit të personave të infektuar, e gjelbra, e verdha dhe e kuqja. Në grupin e gjelbër do të hyjnë komunat që brenda jave kanë deri në 75 raste, në grupin e verdhë do të hyjnë komunat që kanë nga 76 deri 149 kurse në grupin e kuq do të hyjnë komunat që brenda jave kanë më shumë se 150 raste./UBTNews