UBT News

8 mënyra për ta çliruar trurin nga stresi

Të qenit ndërmarrës nuk është e lehtë. Ka ulje e ngritje dhe shpesh duket se gjithçka do të shkojë keq dhe do të eksplodojë në fytyrë. Do të ketë pengesa, bllokime të pa planifikuara, argumente dhe shumë gjëra që kontribuojnë në një gjë, në stres të shumtë.

Përderisa nuk mund të shmangni stresin tërësisht, mbushja ju dërgon në shkatërrim. Një mendje e kthjellët është mendje e shëndoshë e produktive. Këtu janë tetë mënyra se si mund të lironi mendjen nga stresi dhe të qëndroni të fokusuar për të arritur çdo qëllim që vendosni.

Flisni me një shok

Diskutimi i problemeve, pengesave e zgjidhjeve potenciale me një shok është mënyrë e mrekullueshme për të zvogëluar stresin. Shpesh, si ndërmarrës lidhemi aq shumë me punën sa që shkaktojmë vetë stresin. Thjeshtë të folurit mund të qartësojë një situatë e të mësoni se gjërat nuk janë aq keq siç i keni imagjinuar. Vetëm duke ditur se keni dikë i cili do jetë aty për ju ju jep vetëbesim shtesë për të kaluar çdo situatë.

Lexoni një libër të mirë

Zgjedhja e një libri ju jep mundësi të largoheni, pa u larguar me të vërtetë. Merrni këtë kohë për të mësuar ndonjë temë, e cila po shkakton stresin tuaj aktual. Ju mund të fitoni njohuri, këshilla dhe paqe të mendjes duke lexuar.

Shkruani mendimet tuaja në një letër

Shkrimi është diçka të cilin ndërmarrësit nuk e bëjnë mjaftueshëm, por është ushtrim i fuqishëm i cili ju ndihmon të kuptoni çdo dilemë ose situatë. Vendosni një letër në tavolinën tuaj dhe futeni në çantën tuaj kur largoheni nga zyra, t’a mbani me vete gjatë gjithë kohës.

Kur një situatë stresuese shfaqet nxjerrni letrën dhe shkruani problemin, çfarë po kontribuon në atë problem dhe mënyrat e mundshme për të larguar atë. Provojeni, do të befasoni veten se si do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për çfarëdo çështje.

Shkoni në palestër

Palestra është mënyrë e mrekullueshme për largimin e stresit. Gjetja e motivimit për të shkuar aty është pengesa më e madhe për t’u tejkaluar, por sapo të mësoheni me ushtrimet e rregullta ju nuk do të humbisni mundësinë për të larguar stresin në palestër.

Lini telefonin në makinë, largoni kufjet e lejoni që gjaku juaj të rrjedhë. Përveç largimit të stresit, përfitimet shëndetësore të ushtrimeve të rregullta duhet të jenë të mjaftueshme që të ju bindin t’a bëni shprehi të rregullt.

Dilni për një vrapim të gjatë

Së bashku me palestrën, më pëlqen të bëj një vrapim të gjatë për të liruar kokën time dhe të ik nga biznesi. Sikur në palestër, lini telefonin në shtëpi. Është e lehtë të bëni pushim për të kontrolluar emailet nëse merrni telefonin, por një email ose një mesazh i vetëm shkakton që stresi të kthehet menjëherë. Merrni një palë këpucë të rehatshme. Lejoni që vrapimi dhe muzika të ju konsumojnë.

Godisni ose luani golf

Kam parë meshkuj dhe femra të të gjitha moshave në ring. Nganjëherë, ju duhet të godisni diçka dhe të liroheni. Nëse ky aktivitet nuk ju pëlqen shkoni të luani golf.

Gjeni kohë për të medituar

Meditimi i vërtetë, kur jeni në gjendje të largoni veten nga gjithçka e fokusoheni vetëm në frymëmarrje, ka përfitime të mrekullueshme. Eleminon stresin, mendoni qartë, shihni rezultatin e madh e ndihmon të zvogëloni probabilitetin e ngjarjeve në të ardhmen që ju stresojnë.

Si ndërmarrës, jemi të zënë e shpesh harrojmë të pauzojmë për një minutë dhe të marrim frymë.

Shkëputuni nga teknologjia dhe dilni të ecni

Shkëputuni nga teknologjia e dilni në natyrë, e harroni situatat stresuese për një minutë dhe të humbisni. Lidhja me natyrën ju kujton se ne, së bashku me gjerat që na shkaktojnë stresin, janë pjesë të vogla të një fotografie shumë më të madhe.

Exit mobile version