Karafilat janë me gjelbërim të përhershëm në Indonezi. Ato janë një nga erëzat më të njohura në botë. Përveç shijes së ëmbël që u japin pjatave, karafilat janë të njohura për vetitë e tyre medicinale.
Më poshtë Neps ju njeh me disa përfitime që i ndodhin trupin tuaj nëse konsumoni 2 thelpi karafila çdo ditë:
Ato përmirësojnë sistemin tuaj imunitar
Karafilat janë një ndër ushqimet më të mira që rrisin sistemin tuaj imunitar sepse rrisin numrin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet. Kjo falë vitaminës C që ato përmbajnë.
Ato përmirësojnë tretjen
Përveçse përmirësojnë tretjen falë enzimave që përmbajnë, ato reduktojnë të vjellurat, marrjen e mendve sepse janë shumë të pasura në fibra.
Pushojnë dhimbjen e dhëmbit
Nëse keni dhmbje dhëmbi, mjafton të vendosni një copë karafil afër tij dhe kështu do të shmangni për disa kohë të vajturën tek doktori.
Ato kontribuojnë në një jetesë më të shëndetshme
Mëlçia është përgjegjëse për detoksifikimin e trupit dhe me konsumin e karafilave ato funksionojnë më mirë.
Ato reduktojnë dhimbjen dhe inflamacionin në trup
Kjo funksionon thjesht duke i ngrënë siç janë ose duke i kombinuar në një gotë me qumësht.
Janë të mira për kockat tuaja
Karafilat përmbajnë elemente të caktuara si flavonoide, magnez dhe eugenol të cilat promojnë shëndetin e kockave.
Kanë veti antibakteriale
Sipas studimeve, rezulton se karafilat janë shumë efektive në eliminimin e baktereve.
Janë plot me antioksidantë
Karafilat janë burimi më i fuqishëm i polifenoleve. Ato janë mikronutrientë të cilat kanë përfitime të mëdha për trupin tonë: ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut, përmirësojnë funksionimin dhe fleksibilitetin e arterieve dhe rrisin jetëgjatësinë./neps.al