Qendra Arabe për Avancimin e Mediave Sociale ka zbuluar se Meta – e cila zotëron Facebook dhe Instagram – po korr përfitime financiare nga shpërndarja e përmbajtjeve të dëmshme brenda platformave të saj.
Hetimi u nxit nga zbulimi se Facebook shfaqte reklama të synuara që bënin thirrje për vrasjen e individëve dhe reklama që bënin thirrje për dëbimin me forcë të palestinezëve për në Jordani.
7amleh gjeti 19 reklama me gjuhë urrejtjeje dhe nxitje në hebraisht kundër arabëve dhe palestinezëve në kontekstin e luftës në Gaza. Reklamat e miratuara përfshinin thirrje për të “eliminuar Gazën, gratë, fëmijët dhe të moshuarit e saj” dhe fraza të tjera nxitëse që kërkonin në mënyrë eksplicite vrasjen e palestinezëve, djegien e të gjithë Gazës, deportimin e njerëzve në vende të tjera dhe thirrje për të kryer një Nakba* të dytë.
Kjo hedh dritë mbi dështimin e Meta-s për të ndaluar përmbajtjen e reklamave nxitëse në platformat e saj dhe përfitimet financiare të kompanisë nga përhapja e kësaj retorike, tha grupi./UBTNews/
Nakba* është një term në arabisht do të thotë “katastrofë” ose “fatkeqësi”, dhe zakonisht përdoret për të përshkruar ngjarjet që ndodhën në vitin 1948, ku për shumicën e palestinasve, kjo do të thotë humbja e shtëpive, tokave dhe pronave të tyre, si dhe shpërngulja dhe largimi i masave të tyre nga vendet ku ata jetonin.