Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se sot në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat: Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.
Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 50 raste nga 73 mijë e 340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.
Ndërkaq bëhet e ditur se janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 250, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 159./UBTNews