UBT News

78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

78 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Spitali i Pejës njofton se 49 pacientë janë në oksigjenoterapi, një pacient në respirator, ndërsa nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit, 13 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit./UBTNews

Exit mobile version