Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 78 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se pesë pacientë janë në respirator, 53 pacientë në oksigjeno-terapi dhe 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Bëhet e ditur se 12 pacientë që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews