UBT News

1 mijë e 112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 112 pacientë. 78 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas SHSKUK-së, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1 mijë e 122 pacientë.

1 mijë e 1 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjenoterapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 101 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 105 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 151 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 200 pacientë

Spitali i Gjilanit, 100 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 74 pacientë

Exit mobile version