UBT News

765 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 45 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë 937 pacientë të shtirë nëpër spitalet e Kosovës dhe Klinikat e QKUK-së.

Nga ShSKUK thonë se numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë. 765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive, dhe 730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë: 332 të konfirmuar me Sars Cov-2, 19 në gjendje të rënduar, 333 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive – 118 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive) – 83 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) – 65 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 88 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 4 pacientë, Mjekimi Intensiv – COVID – 18 pacientë, dhe Klinika e Pediatrisë – 12 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 549 pacientë: 433 – të konfirmuar pozitivë, 26 – në gjendje të rënduar shëndetësore, 397 – me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 119 pacientë, Spitali i Gjakovës – 82 pacientë, Spitali i Pejës – 99 pacientë, Spitali i Gjilanit – 114 pacientë, Spitali i Ferizajt – 70 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 46 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë – 19 pacientë./UBTNews

Exit mobile version