UBT News

757 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 917 pacientë, prej tyre 757 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 61 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 374 pacientë: 329 të konfirmuar me Sars Cov-2, 15 në gjendje të rënduar, 319 me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive – 115 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësia Sportive) – 85 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) – 59 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 79 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 5 pacientë, Mjekimi Intensiv – COVID ka 12 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 19 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë: 428 – të konfirmuar pozitiv, 21 – në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe 415 – me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 112 pacientë, Spitali i Gjakovës – 87 pacientë, Spitali i Pejës – 90 pacientë, Spitali i Gjilanit – 110 pacientë, Spitali i Ferizajt – 67 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 48 pacientë, dhe Spitali i Vushtrrisë – 29 pacientë./UBTNews

Exit mobile version