Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa sot ka zhvilluar takim me senatorë e kongresistë amerikan, në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s.
Në disa imazhe të publikuara në Facebook nga takimi, Osmani i ka falënderuar ata për kontributin e tyre përgjatë viteve.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.