Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 75 pacientë me COVID-19.
Një pacient është në respirator, 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Bëhet e ditur se tetë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews