Javën e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 740 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID në Ferizaj.
Policia njofton se gjatë inspektimit në qendrat tregtare, kafiteri dhe lokacione tjera më të frekuentuara, nuk janë përfillur këto rregulla nga disa qytetarë.
“Gjatë javës së fundit (30 Nëtor-06 Dhjetor 2020), bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunalë janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët. Këto masa janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 223 vërejtje”, njoftoi Policia.
Në fund u apelua për respektim të masave të parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit./UBTNews