Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, dy pacientë janë në respirator, 48 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa nëntë pacientë në gjendje më të rëndë.
Spitali i Pejës njofton se një pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews