Në Gjilan janë aktualisht 73 raste aktive me COVID-19.
Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin e sotëm të komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, u shpreh se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive në këtë komunë.
“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje.”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./UBTNews