Në spitalet e Kosovës po trajtohen 719 pacientë të infektuar me koronavirus. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftojnë se 603 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 47 janë në trajtim intensiv.
67 pacientë më pak të spitalizuar krahasuar me ditën e djeshme janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Prizrenit, 87 pacientë
Spitali i Gjakovës, 58 pacientë
Spitali i Pejës, 128 pacientë
Spitali i Gjilanit, 58 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 52 pacientë