UBT News

713 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe në spitalet e Kosovës

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës së sotme, janë duke u trajtuar 713 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, 598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 248 me oksigjeno-terapi, Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive,109 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë. Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive. Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë. Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë, 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 372 të konfirmuar pozitivë, 315 me oksigjeno-terapi, Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 55 pacientë, Spitali i Gjakovës, 73 pacientë, Spitali i Pejës, 95 pacientë, Spitali i Gjilanit, 78 pacientë, Spitali i Ferizajt, 58 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version