UBT News

705 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, kanë vdekur 705 pacientë si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 20 mijë e 999 nga 98 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 722, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 562./UBTNews

Exit mobile version