Shkatërrimi i pandemisë së murtajës la një shenjë gjenetike kaq të pabesueshme te njerëzimi, saqë ende po ndikon në shëndetin tonë gati 700 vjet më vonë.
Rreth gjysma e popullsisë vdiqën pasi ‘Vdekja e Zezë’ përfshiu Evropën në mesin e viteve 1300. Një studim pionier që analizoi ADN-në e skeleteve shekullore gjeti mutacione që i ndihmuan njerëzit të mbijetonin nga murtaja. Por të njëjtat mutacione shkaktojnë sëmundjet auto-imune që prekin njerëzit sot.
‘Vdekja e Zezë’ është një nga momentet më domethënëse, më vdekjeprurëse dhe më të zymta në historinë njerëzore. Vlerësohet se deri në 200 milionë njerëz vdiqën si pasojë e saj.
Studiuesit dyshuan se një ngjarje e tillë e madhe duhet të ketë formuar evolucionin njerëzor. Ata analizuan ADN-në e marrë nga dhëmbët e 206 skeleteve të lashtë./UBTNews/