UBT News

700 milionë sulme kibernetike në të gjithë botën në 2019

Në vitin 2019 janë kryer 700 milionë sulme kibernetike në të gjithë botën, një trend që është i destinuar të rritet, janë të dhënat e siguruara nga Antonio Tajani dhe të deklaruara gjatë fjalimit të tij në konferencën me temë “Strategjia e re për forcimin e sigurisë kibernetike”, promovuar nga Parlamenti Europian.

“Kundër kësaj tendence është e nevojshme të shumëfishojmë përpjekjet dhe gjithashtu të përqendrohemi në trajnime me qëllimin që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje”, theksoi ai.

Antonio Tajani është një politikan italian, gazetar dhe ish-oficer i ushtrisë italiane. Ai ka qenë president i Parlamentit Europian (2017-2019) dhe tani është anëtar i tij.

Exit mobile version