Në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjesës së COVID-19, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, u shpreh se po bie vazhdimisht lakorja e infeksionit, duke shtuar se në Gjilan aktualisht janë 70 raste aktive me COVID-19.
“Pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 988 të infektuar në total, 874 të shëruar, 70 raste aktive, 18 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 17 mostra në pritje.”, njofton komuna e Gjilanit.
Edhe në këtë takim, ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale./UBTNews