Shtatëdhjetë për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, njoftoi të martën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“BE e ka mbajtur fjalën. Synimi ynë ishte që të mbronim 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë gjatë korrikut. Sot ne e kemi arritur këtë synim”, tha von der Leyen në një deklaratë.
Përqindja e njerëzve të moshës 18-vjeç e lart që janë injektuar plotësisht në bllok tani qëndron në 57%”, shtoi ajo.
Presidentja e KE-së nënvizoi se varianti Delta është shumë i rrezikshëm.
Shumica e vendeve evropiane kanë parë një rritje të rasteve të reja javët e fundit, duke fajësuar variantin Delta, edhe pse shifrat e shtrimeve në spital dhe vdekjet kanë mbetur shumë më poshtë në krahasim me sezonin e dimrit.
Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë njoftuar varianti Delta, i cili fillimisht filloi në Indi, tani është mbizotërues në 19 nga 28 vendet e rajonit.