Javën e kaluar, një raketë goditi një fabrikë në fshatin Przewodów në Poloninë lindore, duke lënë të vdekur dy persona dhe katër të lënduar.
Varshava dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se sulmi mund të jetë shkaktuar si rezultat i lëshimit të një rakete nga trupat e mbrojtjes ajrore ukrainase, në shenjë mbrojtjeje nga bombardimi rus. Ukraina po i mohon këto deklarata.
Megjithatë, pavarësisht këtyre pretendimeve kontradiktore, rreth 70% e njerëzve në Poloni besojnë se incidenti nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Ukrainën. Kjo sipas një sondazhi të realizuar nga United Surveys për radiostacionin polak RMF FM.
Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas në vazhdën e luftës me Rusinë./UBTNews/