Thuajse kushdo prej nesh ka pasur kontakt me sëmundjet kardiovaskulare, duke i provuar vetë, ose për mes të afërmve që vuajnë nga këto sëmundje.
Por teksa një pjesë e faktorëve që ndikojnë në këto sëmundje janë jashtë kontrollit tonë, ekzistojnë disa masa që mund të marrim për të pasur një zemër të shëndetshme, siҫ është përfshirja në dietë e ushqimeve që e mbrojnë zemrën.
- Avokado
I pasur me yndyrna të shëndetshme. Ndihmon në uljen e kolesterolit.
- Brokoli
Përmban pak karbohidrate dhe është i pasur në proteina, fibra, potasium, vitaminë C dhe K.
- Peshku
Salmoni, toni, sardelet e cironkat janë burim i shkëlqyer i Omega 3.
- Vaj ulliri
Alternativë e shkëlqyer për yndyrna të shëndetshme.
- Mjedra
Të pasura me potasium dhe antioksidantë.
- Spinaqi
I pasur në folate dhe potasium.
- Arrat
Burim Omega 3. Ulin nivelin e kolesterolit./NEPS.AL