Një operator ekonomik në Rahovec po dyshohet të jetë favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues ani pse në kundërshtim me ligjin.
Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet. Deri më tani janë intervistuar shtatë persona të cilët dyshohet të jenë përfshirë në veprën, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Kështu bëhet e ditur në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin ku janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.