Shtatë (7) mbledhje të përbashkëta Kosovë- Shqipëri. Shqipëria u përfaqësua shtatë herë nga Edi Rama, Kosova nga 5 Kryeministra të ndyshëm.
Pothuajse sa herë që është mbajtur një mbledhje e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka pasur një kryeministër të ri të Kosovës përballë.
Edhe në mbledhjen e mbajtur sot, në Elbasan, Rama ka pasur përballë për herë të parë si kryeministër në mbledhjen e përbashkët, Albin Kurtin, transmeton ubtnews.com.
Pas Kurtit, në mbledhjen paraprake Rama e kishte si kryeministër Avdullah Hotin. Para Hotit, Rama e kishte homolog në takim të nivelit të tillë Ramush Haradinajn. Para ish Kryeministrit Haradinajt në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosova ishte përfaqësuar nga Isa Mustafa ndërsa në dy mbledhjet e para nga ish Kryeministri Hashim Thaçi.
“Në shtatë mbledhje mes dy qeverive në shtatë vitet e fundit, Shqipëria është përfaqësuar nga kryeministri i njejtë, Kosova nga pesë kryeministra të katër partive të ndryshme”, shkruan në profilin e tij në Facebook Agron Demi nga instituti GAP/UBTNEWS