Kanella, dikur një erëz luksoze që vetëm të pasurit mund ta blinin gjatë Mesjetës, sot gjendet pothuajse në çdo kuzhinë.
Përveç aromës së saj të veçantë, kanella ka shumë përfitime për shëndetin dhe lëkurën tuaj.
Ja disa mënyra se si mund t’ju ndihmojë:
1. Pakëson aknet
Ka veti antimikrobike që ndihmojnë në luftimin e akneve, duke eliminuar bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla, burim antioksidantësh të fuqishëm.
2. Parandalon shenjat e plakjes
Radikalet e lira kontribuojnë në plakjen e lëkurës. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Ajo gjithashtu mund të nxisë prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur lëkurën më të fortë dhe të shëndetshme.
3. Përmirëson dukshmërinë e lëkurës
Rrit qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurë. Ajo përmban përbërës që zvogëlojnë ose ngushtojnë indet e trupit, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të njëtrajtshme.
4. Ka veti anti-inflamatore
Inflamacioni i kontrolluar është i dobishëm, por kur shkon kundër indeve të trupit mund të shkaktojë dëme. Kanella ka veprim anti-inflamator, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjeve dhe inflamacionit.
5. Mbështet shëndetin e zemrës
Shtimi i kanellës në dietë mund të ndihmojë të mbani zemrën të shëndetshme. Studimet tregojnë se tek minjtë që konsumuan kanellë, rreziku i fitimit të peshës dhe sëmundjeve të zemrës ishte më i ulët, krahasuar me ata që konsumuan ushqime të yndyrshme pa kanellë.
6. Ndihmon në humbjen e peshës
Kanella është e pasur me fibra, që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe reduktojnë dëshirën për ushqim. Gjithashtu, rrit metabolizmin, sepse trupi përdor më shumë energji për ta përpunuar, duke kontribuar në humbjen e peshës.
7. Përmirëson kujtesën
Kanella mund të ulë stresin e qelizave të trurit e stimulon plasticitetin e hipokampës, pjesë e trurit e lidhur me kujtesën dhe mësimin. Shtimi i kanellës në çajin tuaj, kafenë, drithërat ose ëmbëlsirat mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përfituar nga këto avantazhe shëndetësore. /A.Z/UBT News/
